INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Masakra në Vlorë, Basha: Ditë zie! Reflektim për pasigurinë

Masakra në Vlorë, Basha: Ditë zie! Reflektim për pasigurinë

Publikuar më: 11:35 11-08-2018

Masakra e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Vlorë i ka tronditur të gjithë dhe ka nxjerrë në pah shqetësimin për pasigurinë në vend.

Lidhur me ngjarjen e rëndë të Selenicës, ku mbetën të vdekur 8 pjesëtarë të dy familjeve, ka reaguar edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

“Vrasja mizore e 8 familjareve ne Resulaj, përfshire 2 fëmijë, ka tronditur te madh e te vogël. Mendimet dhe lutjet e mija janë për shpirtrat e te ndjerëve dhe dhimbjen e te afërmve.

Sot është dite zie për Vlorën dhe vendin por dhe reflektimi për pasigurinë qe shtohet çdo dite”, shkruan Basha.

Article Logic
Execution time: 0.0030279159545898