INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Martesa të lumtura, zemra të shëndetshme; ja çfarë thotë studimi

Martesa të lumtura, zemra të shëndetshme; ja çfarë thotë studimi

Publikuar më: 15:47 10-10-2017

Meshkujt, martesat e të cilëve forcohen me kalimin e viteve, kanë kolesterol dhe presion gjaku më të shëndetshëm se ata që ndahen apo kanë marrëdhënie jo të mira tregon një studim. Kërkimet u kryen mes më shumë se 600 meshkujve në Britani për të vlerësuar "cilësinë" e martesave të tyre në dy periudha kohore, kur fëmija i tyre ishte 3 vjec dhe më pas kur ishte 9 vjec. Ata mund ta përshkruanin  martesën si të mirë, të keqe, duke u përmirësuar apo duke u përkeqësuar. Pas 12 vjetësh, u kontrollua shëndeti i pjesëmarrësve në parametra si kolesteroli, shpeshtësia e rrahjeve të zemrës, pesha apo sheqeri në gjak si potencial i faktorëve ndikues në rritjen e sëmundjeve të zemrës.

Meshkujt që e kishin përshkruar martesën si  "duke u përmirësuar" kishin kolesterol më të mirë dhe peshë më të shëndetshme, ndërsa ata me martesa që përkeqësoheshin, kishin po ashtu presion gjaku të përkeqësuar u raportua në Journal of Epidemiology & Community Health. ( revista e epidemiologjisë dhe shëndetit të komunitetit)

"Ndryshimet në cilësinë e marrëdhënieve bashkëshortore parashikonin edhe riskun e sëmundjeve kardiovaskulare", ishte përfundimi i autorëve të studimit.

Article Logic
Execution time: 0.0036711692810059