INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Marrëveshja e detit me Greqinë, Rama: Ju tregoj pse Meta nuk jep plotfuqishmërinë

Marrëveshja e detit me Greqinë, Rama: Ju tregoj pse Meta nuk jep plotfuqishmërinë

Publikuar më: 23:05 16-02-2018

Kryeministri Edi Rama ka folur sot në emisionin “Zona Debat” në “Klan Kosova” për marrëveshjen me detin mes Shqipërisë dhe Greqisë. Sipas Ramës, Meta me ciklin e takimeve të tij po kërkon kohën e nevojshme për të marrë vendimin e duhur për të dhënë plotfuqishmërinës për negociatat pas kërkesës së Bushatit.

“Jemi në një situatë ngërçi prej disa vitesh me Greqinë, si pasojë e faktit e një marrëveshje mes qeverive të shkuara, është konsideruar antikushtetuese.

Kjo ka qenë arsyeja që në ditën e parë kemi ngritur këtë çështje me palën greke.

Në vitin 2015, pasi pala greke ka hapur tenderin për shpime në zonën naftë mbajtëse, ne kemi kërkuar pezullimin e menjëhershëm.

Për sa kohë ka një kontest në ujëra detare të dy shteteve, ku ka qenë momenti ku pala greke nuk mundi të impononte në mënyrë të njëanshme një marrëveshje nul.

Ka qenë një proces i vështirë në kemi ngritur tensionin dhe nuk kemi pranuar të mbyllim sytë qoftë përballë integriteti territorial të Shqipërisë, qoftë më çështjen çame, qoftë me ligjin e luftës që është një problem serioz.

Edhe varrezat, duhet ta theksojë ne nuk kemi bërë një marrëveshje, por kemi zbaruar marrëveshjen e vjetër.

U kemi thënë fqinjëve tanë o ulemi dhe zgjidhim plagët e të shkuarës, sepse kështu nuk mund të ketë fqinjësi të mirë,” tha kreu i qeverisë.

Rama shpjegoi edhe pse nuk ka emra për grupin negociator duke u shprehur: “Unë nuk mendoj që presidenti refuzon, unë mendoj që presidenti ka të gjithë të drejtën e vet duke marrë parasysh që procesi vjen pas një rezultati të padenjë.

Nuk dua të mendoj se presidenti është përfshirë në ndonjë axhendë poltike për ta dështuar këtë proces. Nuk mund të ngrihet një grup negociator, pa marrë plotëfuqishmrinë nga president dhe sipas legjlislaturën.

Article Logic
Execution time: 0.0034911632537842