INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Marina poston foton me “bishën” e saj, por kjo gjë “acaron” Luanën, shihni si e merr me të mira ajo [FOTO]

Marina poston foton me “bishën” e saj, por kjo gjë “acaron” Luanën, shihni si e merr me të mira ajo [FOTO]

Publikuar më: 20:59 13-02-2018

Marina duhet ta ndajë mendjen!

Pas përfundimit të spektaklit “Cest La Vie”, Marina Vjollca ka nisur pushimet dimëorore në një nga resortet më luksoze të Zvicrës, në Saint Moretz në shoqërinë e bashkëshortit të saj Getoarit dhe motrës Luanës.
Ata kanë publikuar shumë foto e video nga pushimet e tyre dimërore gjatë darkave apo edhe gjatë skijimit si për të na treguar se po i shijojnë në maksimum.

Por foto e fundit e Marinës është me të vërtetë interesante, pasi shfaqet me rroba skijimi sëbashku me Getin, i cili ka hapur gojën dhe duket sikur po tenton ta hajë. Nisur nga mënyra e pozimit të reperit të njohur, Marina e quan atë “bisha ime”. 

getoo.png

 

Mirëpo moderatorja bukuroshe me këtë epitet thërret gjithmonë Luanën dhe kjo e fundit i ka komentuar menjëherë duke i kërkuar të zgjedhë se kush e ka mbiemrin bisha.

rinmar.png


Marina e qetëson menjëherë dhe i thotë se ajo është bisha e femrave.

meradd.png

 

Article Logic
Execution time: 0.0041229724884033