INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Search
Marcelo largohet nga Real Madridi ? Ky veprim i futbollistit vulos gjithçka

Marcelo largohet nga Real Madridi ? Ky veprim i futbollistit vulos gjithçka

Publikuar më: 13:32 18-07-2018

Marcelo është një nga futbollistët më të përfolur në këtë merkato verës. Mbrojtësi i majtë brazilian ndërpreu pushimet në gjysmë për t’u rikthyer në Madrid dhe t’i përshëndesë bashkëlojtarët, si dhe trajnerin e ri, Julen Lopetegui.

Marcelo u pa brenda qendrës stërvitore dhe nuk deshi të ndalej të fliste para gazetarëve. Ai u pa duke biseduar me Lopeteguin, të cilin e takoi për herë të parë. Por, prezenca e Marcelos në qendrën stërvitore ka shkaktuar alarm në klub. Mendohet se ai mund të largohet nga Real Madridi pas Cristiano Ronaldo, dhe ardhja e tij para kohe në klub veçse i ka ndezur spekulimet.

Vetëm 24 orë pasi Cristiano Ronaldo u prezantuar si lojtar i Juventusit, portugezi i kërkoi klubit të ri ta blejë tashmë ish-bashkëlojtarin e tij në Madrid. Ronaldo dhe Marcelo janë kanë shumë marrdhënie të mira dhe portugezi mund të ndikojë shumë në transferimin e tij në Itali.