INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Maradona baraspeshon Messin dhe Ronaldon, ja si i krahason dy yjet e futbollit

Maradona baraspeshon Messin dhe Ronaldon, ja si i krahason dy yjet e futbollit

Publikuar më: 20:30 13-10-2016

El Pibe de Oro, një emër që e ka shoqëruar atë gjatë gjithë karrierës, ka dhënë një intervistë për gazetën “Marca”, intervistë e cila është fokusuar më shumë te futbolli  i tanishëm, dhe sigurisht që nuk mund të mos i kërkohej krahasimi mes Ronaldos dhe Messit.

Maradona është treguar shumë i drejtpërdrejtë në përgjigjen e tij, duke theksuar se shumë pak i ndan ata nga njëri tjetri, dhe se shumë shpejt Neymar do të jetë në të njëjtin nivel me ta.

“Nuk mund të them se Messi është më shumë se Cristiano Ronaldo, apo e kundërta. Unë me të vërtetë i dua të dy, dua ekipet e tyre, sepse ata u japin gjithmonë fytyrën e tyre Barcelonës dhe Real Madridit”, u shpreh Diego Armando Mardona.

 “Leo dhe CR7 janë superiorë nga pjesa tjetër e lojtarëve. Ronaldo i jep gjithmonë fytyrën e tij skuadrës ku luan. Lioneli, siç e kam thënë shumë herë dhe po bëhem i mërzitur, duke e përsëritur, duhet të fitojë Kupën e Botës, që të konsiderohet një fenomen. Mjaft me kaq!” Legjenda argjentinase e futbollit, i cili fitoi Kupën e Botës në Meksikë, në vitin 1986, nuk ka dashur të harrojë Neymar, kandidatin për fronin e Messit dhe Cristiano Ronaldos në botën e futbollit.

Deri tani rivalizonin dy kokrra, Leo dhe Cristiano! Ata nuk janë më dy, por tre, që konkurrojnë për të fituar”, duke shtuar se “pas Rivaldo, Ronaldinho dhe Kaka, Neymar duket se do të prishë dualitetin mes Messit dhe Ronaldos. E dua Neymar, teksa e shikoj të luajë. Ju mund t’i jepni 200 shkelma, por ai ende përballet me mbrojtjen kundërshtare, përsëri e përsëri.” 

Article Logic
Execution time: 0.00325608253479