INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Maqedonia me emër të ri! Deputetët votuan pro amndamentit

Maqedonia me emër të ri! Deputetët votuan pro amndamentit

Publikuar më: 14:16 02-12-2018

Kuvendi i Maqedonisë ka votuar me 67 vota pro, 4 abstenim dhe 23 kundër, emrin e ri. Emri nga “Republika e Maqedonisë” bëhet “Republika e Maqedonisë së Veriut”. Seanca maratonë nisi një ditë më parë e sot votimi u finalizua.

Qëllimi i këtyre ndryshimeve kushtetuese është implementimi i Marrëveshjes me Greqinë, e cila duhet të mundësojë integrim të Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe NATO.
Hyrja në fuqi e amendamenteve kushtetuese, do të nisë me hyrjen në fuqi të Marrëveshjes përfundimtare për zgjidhjen e dallimeve të nënshkruara me rezolutën 817 në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për ndërprerjen e vlefshmërisë së Marrëveshjes së Përkohshme të vitit 1995 dhe për vendosjen e partneriteti strategjik të dy palëve dhe ratifikimin e Protokollit për anëtarësim në NATO nga Republika e Greqisë.

Article Logic
Execution time: 0.0034239292144775