INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Maqedonia e Veriut zgjedh presidentin,në garë edhe një shqiptar

Maqedonia e Veriut zgjedh presidentin,në garë edhe një shqiptar

Publikuar më: 13:22 19-04-2019

Në Maqedoninë e Veriut mbyllet këtë të premte fushata për zgjedhjet presidenciale, e nga mesnata nis heshtja zgjedhore. Në garë janë tre kandidate, të gjithë akademikë, asnjëri politikan.

Ata janë: Stevo Pendarovski cili mbështetet nga Social-Demokratët , profesorja Gordana Siljanovska-Davkova, kandidatja e parë grua e këtij vendi e propozuar nga partia opozitare VMRO DPMNE, dhe  shqiptari Blerim Reka, ish-ambasador në Bashkimin Evropian, i cili mbështetet nga dy parti shqiptare Besa dhe Aleanca për Shqiptaret.

Nëse asnjë kandidat nuk fiton më shumë se 50% të votave, dy emrat me më shumë vota do të shkojnë në balotazh.

Article Logic
Execution time: 0.0031230449676514