INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Manchester City “shkatërron” Baselin, Tottenham i ngrin buzëqeshjen Juventusit

Manchester City “shkatërron” Baselin, Tottenham i ngrin buzëqeshjen Juventusit

Publikuar më: 23:48 13-02-2018

Skuadrat angleze hodhën një hap tejet të rëndësishëm drejt kualifikimit në çerekfinalet e Champions Leagues, me rezultatet pozitive që koleksionuan në ndeshjet e para, në transfertë.

Kështu Manchester City mund të quhet i kualifikuar tashmë, pasi fitoi 0-4 në Zvicër përballë Baselit, ndërsa ndeshja e kthimit në Angli pritet të jetë vetëm një formalitet. Dopieta e Gundogan dhe golat e Agueros e Bernardo Silvës, vulosën suksesin bindës të skuadrës së Guardiolës, në sfidën e parë të 1/8-ave.

Rezultat mjaft pozitiv mori edhe Tottenhami, në ndeshjen më të rëndësishme të mbrëmjes, transfertën e vështirë italiane ndaj Juventusit, ku barazoi 2-2. Bardhezinjtë e nisën vrullshëm ndeshjen dhe arritën të kalojnë në avantazh të dyfishtë, brenda pak minutash, me dy golat e Gonzalo Higuain.

Gjithsesi, skuadra e Pocchettinos nuk e humbi toruan dhe arriti të ngushtojë diferencën në pjesën e parë, më anë të të zakonshmit Harry Kane. Vendimtare ishte edhe humbja e një 11-metërshi nga ana e Higuain në fundin e 45-minutëshit të parë, që la ndeshjen të hapur dhe i dha zemër anglezëve.

Në minutën e 72-të, Eriksen barazoi shifrat, falë një goditjeje dënimi, të ekzekutuar mjeshtërisht, me topin që përfundoi në rrjetën e Buffonit. Në ‘Wembley’ pritet të jetë një sfidë e vështirë për juventinët, që kanë në disavantazh edhe barazimet 0-0 dhe 1-1.

 

Article Logic
Execution time: 0.0022680759429932