INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mamatë VIP të “rekrutuara” për M.I.L.F [FOTO VIDEO]

Mamatë VIP të “rekrutuara” për M.I.L.F [FOTO VIDEO]

Publikuar më: 14:32 02-07-2016

Vera ka trokitur më e nxehtë se kurrë me videon më të fundit të Fergie-t.

Kjo është me siguri videoja me të cilën do të donit ta nisnit fundjavën.

Një darkë me kamariere seksi, një SPA me masazhatore pa këmishë dhe një shkollë ku këngëtarja luan një mësuese “hot”, janë pikura që Fergie na sjell në singëllin e dytë të albumit “Double Douches”.

Por çfarë do të ishte një video seksi pa Kim Kardashian duke bërë banjë me qumësht?! Dhe pikërisht atëherë kur mendonim se gjërat nuk mund të ishin më të nxehta se kaq,  mamatë e famshme si Chrissy Teigen, Ciara apo Alessandra Ambrosio, shfaqen duke pirë qumësht ndërsa mbajnë veshur kostume që rrisin temperaturat.

Nuk ka zhgënjyer këngëtarja e “Fergalicious” me “rekrutimin” e femrave më të lakuara në showbizz.

Ndërkaq, komentet  rreth videos kanë lëvizur nga “këngëtarja më e mirë rrep, pa ngjyrë, është rikthyer” deri tek “dikur këngët kishin kuptim, kjo është thjesht pornografi”.

Sidoqoftë, për të gjithë ata që prisnin diçka më domethënëse, le të kuptojmë që Fergie nuk është Adele, por do të ishte e padrejtë t’ia hiqnim pikët për show-n.

Article Logic
Execution time: 0.0030858516693115