INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Maluma pëlqen këtë këngëtare të njohur shqiptare, shihni si ia kthen ajo! [FOTO]

Maluma pëlqen këtë këngëtare të njohur shqiptare, shihni si ia kthen ajo! [FOTO]

Publikuar më: 20:47 12-11-2017

Këngët latine janë kthyer në meloditë më të pëlqyera në botë e si rrjedhojë ndër më të klikuarat. E ndër këngëtarët latinë më IN të momentit i cili është në kulmin e karrierës së tij, mund të përmendim, kolumbianin Maluma.  Ai po bën namin me këngët e tij si dhe me bashkëpunimet ku me 3 këngë si “Chantaje”, “Felices los 4”, “Vente Pa’ Ca” dhe “El Perdedor” ka marrë mbi 1 bilion klikime. Para pak ditësh, Maluma ka publikuar një këngë tipike të stilit të tij që mban titullin “Corazon” dhe me siguri do të ketë fatin e këngëve të tjera të tij.
Ju kemi treguar më parë që Maluma ndjek në Instagram këngëtaren shqiptare Bebe Rexha, por tashmë kolumbiani që ua ka rrëmbyer zemrat femrave, shpreh hapur simpatinë për të. Në një postim të fundit të Bebes e cila ka publikuar një video të shkurtër të kripit më të ri “Meant To Be” vihet re komenti i Malumës i cili ka shkruar 3 emoji flakë.
Ky koment nuk i ka shpëtuar Bebes e cila e ka bërë tagg këngëtarin e njohur duke e falënderuar me emoji, e për më tepër i ka bërë edhe një zemër.

meantbebe.jpg

Me siguri është thjesht një mbështetje ndaj Bebes, por sdo e mohonim se shkojnë shumë si çift. /intv.al/

Article Logic
Execution time: 0.0032229423522949