INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mali i Zi planifikon ndërtimin e një gardhi me gjemba në kufi me Shqipërinë, ja cila është arsyeja

Mali i Zi planifikon ndërtimin e një gardhi me gjemba në kufi me Shqipërinë, ja cila është arsyeja

Publikuar më: 15:18 20-05-2018

Mali i Zi po vlerëson mundësinë e ndërtimit të një gardhi me gjemba në kufirin e vet me Shqipërinë.

Një masë e tillë synon të ndalojë fluksin e emigrantëve të paligjshme.

Mijëra emigrantë, kryesisht nga Lindja e Mesme kanë mësyrë në Ballkan për të shkuar në vendet e BE sipas itinerarit: Greqi-Shqipëri- Mali i Zi-Bosnjë për të kaluar në Kroaci dhe në shtete të tjera të Bashkimit Europian.

“Në rastin e një fluksi më të madh të emigrantëve, ne mund të ngremë një gardh me tela në kufirin me Shqipërinë”, tha për televizionin shtetëror Vojislav Dragoviç, kreu i departamentit të Malit të Zi për mbikëqyrjen e kufirit shtetëror, i cituar nga agjencia e lajmeve Reuters.

Article Logic
Execution time: 0.0036170482635498