INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Makina luksoze e tufa parash, jeta mes stilit dhe luksit e fëmijëve të pasur të Tiranës [FOTO]

Makina luksoze e tufa parash, jeta mes stilit dhe luksit e fëmijëve të pasur të Tiranës [FOTO]

Publikuar më: 19:51 23-10-2017

Një modë e re ka filluar midis të rinjve të pasur shqiptarë, të cilët përmes llogarivetë tyre në rrjetet sociale mburren për jetën lukzose që ata bëjnë. Nëpërmjet faqes “richkidstirana” dhe "richkidsalbania" në rrjetin social Instagram, ata nëpërmjet fotogafive demonstrojnë luksin e shfrenuar, të cilin pjesa më e madhe e tyre e ka falë pasurisë së prindërve.
Foto me tufa me miliona lekë e mijera euro në makina luksoze, ndonjëherë të shoqëruara edhe nga ndonjë armë gjenden me shumicë në këtë faqe.
Po kështu janë të shumtë edhe të rinjtë që pozojnë me makina luksoze që kushtojnë me dhjetra e qindra mijëra euro. Ka nga ata madje që e ekzagjerojnë duke pozuar duke “ngrënë” tufat me para. Mes postimeve të shumta në këtë rrjet social të shumë të rinjve shqiptarë pak të njohur ose të panjohur bien në sy edhe disa fëmijë politikanësh e biznesmenësh.
Gazeta ‘Mail Online’ i ka dedikuar sërish një artikull fëmijëve të pasur të Tiranës, më konkretisht adoleshentëve të pasur , të cilët këtë stil jete që bëjnë e pasqyrojnë edhe në rrjetet sociale, kryesisht në Instagram. Makina moderne, pushime të pafundme në vendet më luksoze dhe selfie të papara, fëmijët e pasur të Tiranës e shfaqin në internet pasurinë e tyre si për të nxitur zili.
Ja si shkruan gazeta online: ‘’Ndërsa moti i ftohtë vendos për shumicën prej nesh shtrëngimin e rripave deri në sezonin festiv, ky nuk duket të jetë rasti për këta adoleshentë.Ata shfaqen me makina të ndryshme, të llojeve e modeleve nga më të fundit dhe shpeshherë ata udhëtojnë me flamurin e tyre kombëtar mbi këto makina si një prirje popullore për identifikim.”

 

collagerich.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0033669471740723