INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Makina e Postës ngec në dëborë, qytetarët dalin dhe e shtyjnë në mes të rrugës [VIDEO]

Publikuar më: 14:48 10-01-2019

Moti i keq ka nisur të shkaktojë dhe probleme në mjetet që qarkullojnë nëpër qytete. Këto pamje janë filmuar në mes të qytetit të Shkodrës, ku siç shihet makina e 'Postës Shqiptare' ka ngecur në borë.

Gjithçka është regjistruar në qendër të qytetit verior në rrugën kryesore Parrucë - Xhabije. Siç shihet makina nuk është e pajisur me zinxhirë, ndërsa ka prezencë të borës në rrugë, ç'ka ia vështirëson ecjen.

Mirëpo, përtej këtyre pamjeve ajo që bie në sy është solidariteti i disa qytetarëve, të cilët të pranishëm në vendngjarje kanë shtyrë makinën e postës, e cila nuk ka marrë masat për të lëvizur me zinxhirë në një kohë kur vendi është paralizuar nga moti i keq.

 

Article Logic
Execution time: 0.0031459331512451