INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Majtas timonin shef, grasatoje! Minatorët kritikojnë në sy Edi Ramën

Majtas timonin shef, grasatoje! Minatorët kritikojnë në sy Edi Ramën

Publikuar më: 13:49 16-04-2018

Minatorët ia kanë thënë në sy Edi Ramës vështirësitë ekonomikë dhe barrën financiare që po hasin nën qeverisjen e majtë. Duke i rikujtuar timonin e qeverisjes së vendit minatorët i kërkuan që të ndjekë politikë të majtë, ashtu siç edhe mori votën e qytetarëve.

Minatori:
“Të lutem kthe timonin djathtas se po ecën shumë majtat. Janë rritur shumë taksat, mezi po marrim ilaçet. Taksat janë të domosdoshme, por janë shumë të larta për shtresën në nevojë”.
Por Rama e konsideroj keqkuptim të madh gjithë atë që po ndodh me çështjen e taksave.
Edi Rama:
“Po e nis nga kjo e fundit, se ka një keqkuptim të madh për këtë çështje. Sot në Shqipëri ka një dallim të madh në aksesin ne medikamente të popullatës. Ne kemi hequr taksën për ilaçet. Unë të sfidoj të më thuash një takstë që kemi rritur për njerëzit në nevojë”.
Minatorët vijuan të denoncojnë situatën e vështirë në të cilën ndodhen. Një prej tyre është rimbursimi i ilaçeve, për të cilët Rama sheh përgjegjës administratën. Ndërsa minatorët këmbëngulnin për të marrë fjalën e tyre në interpelancën e thirrur mbi projektligjin e statusit të minatorit, Rama nuk nguroj të kujtojë rregullat.
Edi Rama:
“Nuk kemi këtu Gramozin por rregulla janë njësoj ndaj me radhe, me radhë ju lutem”.

Article Logic
Execution time: 0.0029408931732178