INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Majko shpërthen kundër buxhetit. “Pensionistët marrin vetëm një kofshë pule”

Majko shpërthen kundër buxhetit. “Pensionistët marrin vetëm një kofshë pule”

Publikuar më: 17:21 16-11-2017

Ministri Pandeli Majko ka ironizuar projektbuxhetin e maxhorancës në të cilën bën pjesë. Duke folur në sallën e Kuvendit, Majko ka thënë se ky buxhet duhet riparë edhe njëherë, pasi duhet ndryshim në rritjen e pensioneve. Ai ka marre një shembull ku ka krahasuar rritjen që i bëhet rrogës së një politikane dhe rritjes që i bëhet një pensioni.
Pandeli Majko:
“Duke përfituar dhe ikja e kolegut tim Ministri Ahmetaj, dua të them dy fjalë për buxhetin. Ne për çdo rritje që bëjmë flasim me përqindje. Qeveria thotë se u rritën pensionet me 10%. Por 10% e pagës sonë i thonë një darkë, ndërsa 10% e një pensioni është një kofshë pule, për të mos thënë që është vetëm ajo këmba e pulës. Është momenti që të shkëputemi nga teknika e përqindjeve. Pasi 10% është pak i ndryshëm në këndvështrime të ndryshme”.

Article Logic
Execution time: 0.0032579898834229