INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Majko ‘lëshon’ gojën kundër administratës publike. ‘E paaftë’

Majko ‘lëshon’ gojën kundër administratës publike. ‘E paaftë’

Publikuar më: 13:56 30-04-2018

Pandeli Majko nuk ka kursyer kritikat publike ndaj administratës shtetërore. Ministri i diasporës i lidh kritikat e tij me sjelljen e administratës pikërisht më shqiptarët përtej kufirit.

Pandeli Majko:
“Qasja ndaj informacionit është një e drejtë themelore dhe shumë e rëndësishme. Në këtë aspekt mendoj se do të duhej të konsideronim mënyrat për të thjeshtëzuar rrugët e ofrimit të informacioneve bazë, dhe organizimit të një komunikimi të rregullt me këtë kategori sociale edhe në diasporë. Administrata shqiptare është ende e përgjumur në marrëdhënie me diasporën. Një pjesë e saj vepron mbi parimin se detyrimet e saj të shërbimeve me qytetarët kufizohen mbi taksapaguesit që jetojnë në territorin e vendit. Një komb i cili jeton i shpërndarë në një hapësirë të pakufizuar nga konceptet e sovranitetit të një shteti duhet të “rishpikë” vetveten. Pranoj pyetjen dhe ironinë që pse duhet ta fillojmë me të burgosurit këtë? Përgjigja është e thjeshtë. Në se nuk do të jemi njerëz karshi atyre që kanë më shumë nevojë nuk mund të bëhemi dot përfaqësues të interesit shtetëror jashtë vendit”.
Në tryezën “Mbi të drejtat e shtetasve shqiptarë të privuar nga liria jashtë vendit”, Pandeli Majko bëri publike dhe numrin e shqiptarëve që vuajnë dënimin në vendet e tjera. Një shifër kjo më e lartë se e atyre që janë pas hekurave në Shqipëri.
Pandeli Majko:
““Sipas statistikave, në Greqi janë rreth 1655 shtetas shqiptarë të dënuar apo paraburgosur, në Itali rreth 1600 shtetas shqiptarë të burgosur nga të cilët 100 në paraburgim. Në Gjermani janë 768 shtetas shqiptarë të burgosur, në Britani 750 vetë, në Holandë 92 vetë ndërsa në Austri rezultojnë 52 shtetas shqiptarë të burgosur ose në paraburgim. Këto statistika i përkasin llogaritjeve deri në shtator 2017… Ekzistojnë shumë instrumenta juridike ndërkombëtare të cilat mbrojnë të drejtat e njeriut por shumica e të dënuarve jashtë vendit nuk i njohin ato. Ata shpesh janë viktima të avokatëve të padobishëm vendas apo keqtrajtimeve ndaj të cilave nuk kanë as ku të ankohen”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0039279460906982