INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
Mahniti të gjithë botën me performancën e saj në Champions League, fansat inatosen me të, por shihni çfarë shkruajnë mediat e huaja për Dua Lipën! [FOTO]

Mahniti të gjithë botën me performancën e saj në Champions League, fansat inatosen me të, por shihni çfarë shkruajnë mediat e huaja për Dua Lipën! [FOTO]

Publikuar më: 13:09 27-05-2018

Personazhet e njohura shqiptare të ekranit, të cilat janë pjesë e muzikës dhe skenës ndërkombëtare kanë marrë një vendim, të bëhen pjesë e modës sa më parë.

Dua Lipa nëpërmjet profilit të saj në Instagram ka ndarë lajmin e bukur të bashkëpunimit me linjën ‘Nyden’, për të realizuar së bashku një linjë veshjesh të dizenjuara nga vetë ato. Por kjo është një gjë që fansat e saj e adhurojnë, ajo që i mërziti e inatosi ata është se kjo linjë nuk është gjtihëpërfshirëse.

Ajo përmes një video ka shkruar: “Po, dua që ky koleksion të jetë universal dhe i vlefshëm për këdo”. Duke i siguruar fansat e saj se në këtë linjë do të gjejnë çdo masë që dëshirojnë.

Por më vonë bëhet me dije se këto veshje janë vetëm në masën 16 në Britani e kjo gjë i ka inatosur fansat e këngëtares, duke lënë kështu edhe komente negative, si: “Ke më pak se një vit që je bërë shumë e famshme. Kaq shpejt u largove nga realiteti?”.

marisa.jpg

 

Mirëpo Dua nuk ka qejf të merret me komente, por të flasë me vepra. Ashtu edhe siç pritej këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa ka shkëlqyer në ceremoninë e hapjes të finales së Champions League mes Real Madrid dhe Liverpool e cila u mbajt në Kiev të Ukrainës.

Ajo ka ndezur atmosferën me një superpërformancë e shoqëruar me ballerina dhe me shume ekfekte në arenën e stadiumit. Du aka kënduar disa nga hitet e saj dhe një prej tyre ka qënë edhe bashkëpunimi me Sean Paul i cili e ka kënduar duetin bashkë me këngëtaren shqiptare. Më pas Dua ka vijuar më këngët e saj Be the One, One Kiss, IGDAF, Neë Rules etj.

Tifozët e pranishëm kanë duartrokitur dhe brohoritur 22-vjeçare duke kënduar e kërcyer së bashku me të. E sigurisht kjo performancë nuk mund t’u shpëtonte mediave të huaja, të cilat i kanë kushtuar artikull këngëtares shqiptare. “Corriere dello Sport” shkruan: “La Champions League bëhet “sexy” me Dua Lipa”, ndërsa “TGcom” shkruan “Çfarë spektakli para finales”, duke vendosur fotot e Dua Lipa-s gjatë performancës.

 

duas.jpg

dashnia.png

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0013651847839355
    array(1) { ["section"]=> string(156) "mahniti-te-gjithe-boten-me-performancen-e-saj-ne-champions-league-fansat-inatosen-me-te-por-shihni-cfare-shkruajne-mediat-britanike-per-dua-lipen-foto-59765" }