INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Magjistari” Ronaldinho zyrtarizon tërheqjen, “qan” bota e futbollit

“Magjistari” Ronaldinho zyrtarizon tërheqjen, “qan” bota e futbollit

Publikuar më: 19:46 17-01-2018

Ronaldinho i ka dhënë fund futbollit aktiv. Ai do të mbahet mend gjatë nga të gjithë për magjitë, driblimet, golat, pozitivitetin gjatë lojës.
Lajmi qarkullonte prej shumë muajsh, por tani është zyrtare: Ronaldinho ka vendosur të tërhiqet. Ishte vetë vëllai i yllit brazilian që ndryshoi futbollin, Roberto de Assis Moreira, ai që e bëri publik lajmin në një intervistë të dhënë për “O Globo”: “Përfundoi, ai e la. Do të bëjmë ndonjë gjë të madhe dhe të bukur pas Kupës së Botës në Rusi, me siguri në gusht. Do të bëjmë disa evente në Brazil, Europë dhe Azi. Dhe sigurisht që duam të bëjmë një ndeshje me një seleksionim të Brazilit”.

Ronaldinho nuk ka luajtur më në nivel elitar që pas lamtumirës së tij me Fluminese në vitin 2015. Ish-ylli i PSG, Barcelonë dhe Milan ka përmendur shumë herë tërheqjen nga futbolli i luajtur, por edhe shumë herë të tjera ka folur për oferta të reja. Ronaldinho ka qenë kampion bote në vitin 2002, ka fituar “Topin e Artë” në vitin 2005, trofeun e Champions League në 2006 dhe në Europë ka veshur fanellat e PSG (2001-2003),

Barcelona (2003-2008) dhe Milan (2008-2011).
Ndërkohë që shumë yje të futbollit si Ricardo Kaka, Thiago Silva, Neymar, Casillas, e shumë të tjerë, e kanë përshëndetur Ronaldinhon me disa mesazhe e postime nga momentet më të bukura që kanë kaluar së bashku në fushën e lojës.

Article Logic
Execution time: 0.0035359859466553