Këto janë 3 shenjat e horoskopit që kanë karakterin më të dobët

Mar 14, 2017
Sipas ekspertëve, sërish shenja e horoskopit ndikon edhe në karakterin tuaj.
Sipas intv.al janë pikërisht 3 shenja që dominojnë me karakterin e tyre të dobët në krahasim me shenjat e tjera. Bëhet fjalë për: peshqit, binjakët dhe gaforret.
 
1. Peshqit
Nëse do kishin mundësi do qanin për çdo emocion, të mirë, apo të keq që do ndjenin. Peshqit janë shumë të ndjeshëm dhe e përjetojnë në mënyrën më të keqe çdo problem në fusha të ndryshme të jetës.  Romantikë të lindur dhe kur të tjerët nuk mundohen t’ja krijojnë këtë atmosferë bëhen keq.
2. Binjakët
Binjakët njihen për natyrën e tyre eksploruese dhe dëshirës për  të parë njerëz dhe vende të reja. Ata  janë shumë të komunikueshëm dhe në rastin e parë që të tjerët i mërzisin, bëhen keq. Sipas intv.al një binjak nuk e lëndon dot dikë tjetër në mënyrë arrogante dhe shpeshherë bëhen keq kur të tjerët abuzojnë me mirësinë e tyre. 
3. Gaforrja
Gaforrja njihet si shenja më e ndjeshme e horoskopit dhe si pasojë preket shumë nga gjërat ë ndryshme që i ndodhin në jetë. Sipas intv.al një gaforre nuk mund të përballojë dot presionin dhe atmosferën armiqësore në mjedisin që e rrethon, duke u mbyllur në vetvete. Një gaforre mbyllet në vetvete, kur e shikon që nuk mund të përballojë një problem sidomos kur në mes janë ndjenjat.
Burimi: Your Tango
Përshtati: Anisa Bega
 
 
radio TV
Geek Room

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll