INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lyerja e flokëve/ Më shumë se 6 herë në vit ndikon në shfaqen e kanceri të gjirit [VIDEO]

Lyerja e flokëve/ Më shumë se 6 herë në vit ndikon në shfaqen e kanceri të gjirit [VIDEO]

Publikuar më: 18:04 16-10-2017

Gratë duhet të lyejnë flokët e tyre jo më shumë se gjashtë herë në vit dhe të përdorin përbërës natyralë për të zvogëluar rrezikun e kancerit të gjirit. Ky eshte studimi me i fundit nga kirurget e kancerit të gjirit.
Profesor Mokbel, i nje Spitali në Londër, ka zbuluar se gratë që lyejne flokët e tyre më shumë se 6 herë kanë 14% më shumë gjasa qe të vuajnë nga kanceri i gjirit.
Mokbel këshillon që gratë duhet të eliminojnë sa të munden bojërat me ngjyrues sintetikë pasi ato kanë efekte negative në shëndet.
Ai gjithashtu jep një listë të produkteve që janë të shëndetshme për tu përdorur për lyerjen e flokëve duke listuar këtu kënanë, hirin e trëndafilit dhe panxharit.
Femrat e moshës 40 vjeçare duhet të shtojnë kontrollet për kancerin e gjirit pasi pas kësaj moshe dhe është risku më i madh për tu diagnostikuar me këtë kancer.
Megjithatë, ende nuk është mundur të konfirmohet lidhja e vërtet shkencore midis bojës se flokëve dhe kancerit pasi disa gra të diagnostikuar me këtë sëmundje kanë deklaruar se nuk i kanë lyer asnjëherë flokët.

 

Article Logic
Execution time: 0.0029690265655518