INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kush është i 'forti' i Shkodrës, e kaluara e tij kriminale

Kush është i 'forti' i Shkodrës, e kaluara e tij kriminale

Publikuar më: 11:44 14-01-2018

Lulzim Kulla është një emër i njohur për policinë e Shkodrës për shkak të, të kaluarës së tij kriminale. Ai njihet si ‘i forti’ i Shkodrës i cili nënshtroi tregtarët e këtij qyteti, duke iu marrë edhe bizneset, ndërsa dyshohet se ka marrë pjesë edhe në torturimin për vdekje të një personi në këtë qytetit, por për ngjarjen nuk është dënuar askush. Në qershor të vitit të kaluar, Lul Kulla është arrestuar nga policia për kultivim kanabisi në zonën e Dukagjinit, në Shkodër. Ai është mbajtur në burg dhe është liruar pas gjashtë muajsh. Lul Kulla pas vitit 1997 u kthye në makthin e tregtarëve dhe biznesmenëve në lagjen "Rus" të qytetit verior. Lul Kulla, në bashkëpunim me grupe të tjera kriminale, do vinte nën diktat bizneset e Shkodrës, duke bërë që një pjesë e tyre të largoheshin nga qyteti. Një tregtar me një njësi të vogël shitje gazi me pakicë nuk iu bind urdhrit të Kullës e për këtë u vra. Ai u torturua dhe u vra në mënyrë makabre por për këtë vrasje nuk u dënua askush.. Për shumë vite Lulzim Kulla mbajti nën kontroll lagjen e famshme të Shkodrës, duke kontrolluar aktivitetin tregtar. Në objektin ku iu vendos tritoli, Lul Kulla ka në pronësi një lokal si dhe disa ambiente të dhëna me qira. Në katin e dytë të ndërtesës ndodhen zyrat e shoqatës së minoritetit serbo-malazez të Shkodrës. Ngjarja ndodhi në një nga lagjet më të populluara të kryeqendrës së veriut, pranë qendrës së qytetit. Nga shpërthimi i fuqishëm janë dëmtuar edhe disa automjete të parkuara pranë biznesit.

Article Logic
Execution time: 0.0039238929748535