INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lulzim Basha rendit arsyet se përse në qershor negociatat mund të mos hapen

Lulzim Basha rendit arsyet se përse në qershor negociatat mund të mos hapen

Publikuar më: 11:44 07-02-2019

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka bërë një parashikim në Kuvend lidhur me hapjen e negociatave të vendit me BE-në dhe mendon se ato nuk do happen.

"Ne e kemi fare të qartë se pse e rrëzuat vetingun në politikë, por duhet ta kini fare të qartë se as Shqipëria dhe as Evropa nuk do t’ju lejonë ta vazhdoni më tej këtë maskaradë. Disa prej jush i keni marrë mesazhet në Berlin këtë javë.
Në qershor nuk do të ketë hapje negociatash për Shqipërinë. Nuk do të ketë hapje negociatash për Shqipërinë në qershor dhe përgjegjësi i vetëm për këtë është kryehajduti që është ulur në atë karrike me votën e krimit.
Kjo është faturë e rëndë për vendin. Nuk kemi pse ta paguajmë këtë faturë. Thirrni mendjes. Dëgjojini edhe socialistët e ndershëm, të harruarit, sepse rrini Jepini rrugë politikë, zgjidheni politikisht këtë këtë krizë, sepse më 16 shkurt shqiptarët do ta marrin fatin e tyre në dorë duke nisur me spastrimin e saj nga shërbëtorët e krimit që e kanë vendin prapa hekurave të drejtësisë,” tha Basha.

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0095410346984863
    array(1) { ["section"]=> string(81) "lulzim-basha-rendit-arsyet-se-perse-ne-qershor-negociatat-mund-te-mos-hapen-86365" }