INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lulzim Basha dhe selia blu po përgjohen? Demokrati publikon filmime

Lulzim Basha dhe selia blu po përgjohen? Demokrati publikon filmime

Publikuar më: 22:21 11-03-2019

Demokrati, Ervin Salianji ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme në studion e 'Open'.

Gjatë transmetimit live, Salianji i ka dorëzuar gazetares Vasili një USB të zezë, në të cilën sipas tij ka disa përgjime ku tregohet se Forcat Operacionale të Policisë së Shtetit kanë përgjuar kryedemokratin Lulzim Basha.

'Forcat Operacionale të Policisë së Shtetit kanë përgjuar kreun e opozitës. Janë prova që tregojnë se si gazetarët opozitarë apo dhe deputetë opozitar përgjohen nga policia. Ky është një skandal i paimagjinueshëm. Kryetari i opozitës është në detyrën e vet. Opozita është në detyrën e vet. Është një kapërcim i së drejtës. Mua ma kanë sjell gazetarë. Më kanë thënë ja provat për këtë këtu. Në vend të survejohen trafikantit, survejohet kryetari i opozitës', ka thënë Salianji ndërsa ka dorëzuar USB te regjia.

Në videon dëgjohen këto fjalë:

'Po mbaje pra mbaje atë... Po ju mos u trembni kaq shumë o plak. Unë kam gjithë ditën që po më shikojnë këta. Ç' është kjo sa... Mos e lini menjëherë sa e merrni o burr...'

Article Logic
Execution time: 0.0023789405822754