INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lulzim Basha shet shtëpinë në Holandë por disponon diamante, piktura dhe ora mijëra euroshe

Lulzim Basha shet shtëpinë në Holandë por disponon diamante, piktura dhe ora mijëra euroshe

Publikuar më: 09:28 11-05-2018

Pasuria e kreut të opozitës Lulzim Basha ka ndryshuar shumë përgjatë vitit që lamë pas. Ka shitur apartamente por dhe ka blerë sende me vlerë siç janë unaza diamanti, ora dhe piktura të shtrenjta. Ndërkohë bashkëshortja e tij ka shitur një apartament në Holandë, duke përfituar në këtë mënyrë mijëra euro. Më poshtë ju sjellëmi deklaratën e pasurisë së Lulzim dhe Aurela Basha.
Pasuria e Lulzim Bashës për vitin 2017:
Të ardhura si deputet, 436 556 lekë.
Rimbursime për telefon dhe karburant, 128 511 lekë.
Paga si kryetar i PD, 923 200 lekë.
Paga e bashkëshortes si drejtuese programesh, 19 240 euro.
Pasuri të mëparshme të Lulzim Bashës
Shtëpi banimi në Holandë 510 000 gulden.
Apartament në Tiranë në vlerën 205 000 dollarë.
Apartament në Durrës në vlerën 33 000 euro.
1/3 të një apartamenti në Tiranë në vlerën 17 500 lekë.
1/4 të një apartamenti në Tiranë në vlerën 62 000 dollar.
1/4 pjesë të një trualli 22 100 m2 në Tepelenë, rikthim prone në vitin 2004.
Depozitë bankare në vlerën 52 000 dollarë.
Depozitë bankare në vlerën 81 000 euro.
Mercedes Benz në vlerën 72 000 euro.
Pikturë në vlerën 6 500 euro.
Orë dore në vlerën 5 200 euro.
Orë dore në vlerën 4 500 euro.
Unazë diamanti në vlerën 11 500 euro.
Servis porcelani në vlerën 6 800 euro.
Të ardhura të bashkëshortes nga shitja e apartamentit në Tiranë 10 450 000 lekë, pjesa 25%.
Pasuria e Aurela Bashës, bashkëshortja e kreut të PD:
Të ardhura nga shitja e apartamentit në Durrës në vlerën 45 000 euro.
Blerje e një apartamenti në Kavajë
Shitja e banesës në Holandë në vlerën 257 500 euro
Bashkëshortja Aurela Basha pagë në vlerën 51 391 euro.
Bashkëshortja Aurela Basha të ardhura nga shitja e veturës në vlerën 45 000 euro.
Bashkëshortja Aurela Isufi të ardhura nga shitja e apartamentit në Tiranë në vlerën 100 000 euro, bashkëpronare me 33%.

Article Logic
Execution time: 0.0038630962371826