INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lulja më e shitur për Shën Valentin

Lulja më e shitur për Shën Valentin

Publikuar më: 10:17 14-02-2018

Lulet dhe çokollatat janë simboli i festës të të dashuruarve. Çdo grupmoshë sot gëzon dhe feston duke shkëmbyer dhe dhurata. Trëndafilat janë më të shiturat. Buqetat luhaten nga 6 qind lekë që janë modeste me 3 trëndafila dhe deri në 100 mijë me 500 trëndafila.
Biznesi i luleve
Vitet e fundit në vendin tonë biznesi i tregtimit të luleve dhe kultivimit të bimëve ka shënuar një rritje të fortë duke reflektuar një tendencë të shqiptarëve që në raste festash, gëzimesh e fatkeqësish dhurojnë lule.
Sipas të dhënave të doganave, importet e pemëve dhe bimëve, rrënjëve, luleve dhe gjetheve zbukuruese, u rritën me 45% në 2017 krahasuar me një vit më parë. Që prej vitit 2013, importet e këtij grupi janë rritur me ritme dy shifrore. Gjatë 2017-s importet e luleve tejkaluan vlerën e 1 miliardë lekëve. Ndërkohë që muajt të cilat importet janë më të larta në vlerë janë pikërisht ato të festave dhe më të ulëta gjatë muajve të verës kur prodhimi vendas është edhe më i lartë.

Italia është importuesi kryesor i luleve në vend. Importet nga ky shtet gjatë 2017-s kanë një vlerë prej 507 milionë lekësh. Holanda renditet e dyta me 256 milionë lekë, thuajse gjysmën e vlerës së importeve nga Italia. Greqia është vendi i tretë për sa i përket importeve. Lulet e importuara prej Greqisë gjatë vitit që lamë pas kapin vlerën e 121 milionë lekëve.

Article Logic
Execution time: 0.0037050247192383