INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Luks i gjallë! Ingrit Gjoni na tregon shtëpinë e saj luksoze në plazh dhe me siguri do ju pëlqejë jashtë mase! [FOTO]

Luks i gjallë! Ingrit Gjoni na tregon shtëpinë e saj luksoze në plazh dhe me siguri do ju pëlqejë jashtë mase! [FOTO]

Publikuar më: 22:16 03-10-2018

Ingrit Gjoni është një ndër këngëtaret më të mira dhe shumë e dashur për publikun shqiptar. Ajo ka shumë vite në skenën e muzikës shqiptare ku i ka dhuruar fansave të saj disa këngë që i kemi dëgjuar të gjithë. Ingriti edhe pse jo shumë aktive kohët e fundit, ditën e sotme ishte e ftuar në emisionin “Rudina, ku ndër të tjera ka treguar shtëpinë luksoze në Gjirin e Lalëzit.

Këngëtarja ka rrëfyer që gjithë arredimin e ka bërë vetë, ndërkohë shtëpia duket mjaft e bukur dhe luksoze.

"Çdo gjë e kam bërë nga fillimi vetë dhe pasioni im është vetëm kur merrem me këtë gjë. Jam lodhur shumë gjithë verën, por çdo gjë e kam menduar me trurin tim.

Doja diçka të veçantë. Arkitekte nuk jam, por kam shumë dëshirë dhe më vjen shumë keq që nuk jam bërë", u shpreh Ingriti.

collagev.jpg

Article Logic
Execution time: 0.002910852432251