INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Luiza Gega flet për garat ndërkombëtare: Ja çfarë më disfavorizon [VIDEO]

Luiza Gega flet për garat ndërkombëtare: Ja çfarë më disfavorizon [VIDEO]

Publikuar më: 16:15 11-07-2018

Atletika shqiptare është ngritur në nivele shumë të larta nga Izmir Smalaj dhe Luiza Gega. Të dy atletet po kalojnë momente mjaft të mira duke i sjellë kombit shqiptar disa medalje. Në një rrëfim për emisionin Adrenalina në In TV, Luiza Gega tha se ka një problem që ndikon në paraqitjen e saj dhe ai është stërvitja që bën e vetme.

“Një disfavor që kam është se stërvitja që bëj vetëm, nuk kam vajza të tjera që të kem në grup, të jenë në garën time dhe të jenë në të njëjtin nivel. Dhe kur shkoj të garoj me vajza të tjera është është problemi se e kam shumë të vështirë të dal nga situata të ndryshme dhe të dal në krye” tha Gega për IN Tv.

29 vjeçarja u shpreh se ajo shpesh herë detyrohet të largohet jashtë shtetit për tu stërvitur për shkak të mungesës se materialeve ku të stërvitet dhe për kushteve atmosferike. Ajo ka zgjedhur kontinentin afrikan si një vend për tu stërvitur edhe pse sipas saj nuk i pëlqen shumë.

Article Logic
Execution time: 0.0037000179290771