INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

‘Luftë’ në burgjet britanike, të burgosurit thyejnë kamerat e sigurisë [VIDEO]

Publikuar më: 16:37 23-04-2018

Një përleshje e vërtetë brenda burgut Hewell në Britani, ku të burgosurit i kanë vënë flakën tualeteve dhe kanë thyer kamerat e sigurisë.

Mediat britanike kanë publikuar video amatore ku të burgosurit rrahin njëri-tjetrin.

Pavijoni A dhe B i mbushur me të burgosur ishte rebeluar gjë që solli deri te një rrahje masive, ndërkaq The Sun ka siguruar një video ku shihet i burgosuri me një shkop druri duke i shkatërruar dyert e qelive, kamerat e sigurisë.

Duket se ata u vënë edhe flakën materiale që kanë pranë

Video e ‘çmendurisë’ së të burgosurve ka bërë xhiron në mediat britanike dhe jo vetëm.

E madje në pamje nuk duken në asnjë moment policët ndërsa të burgosurit shkatërrojnë dhe kanë marrë kontrollin e gjithçkaje.

Article Logic
Execution time: 0.0017459392547607