INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lufta tregtare, nis hakmarrja e BE-së ndaj SHBA-së

Lufta tregtare, nis hakmarrja e BE-së ndaj SHBA-së

Publikuar më: 09:22 05-06-2018

Komisioneria për Tregtinë në Bashkimi Europian, ka njoftuar vendosjen e masave reciproke ndaj tarifave amerikane duke filluar nga korriku.

“Mund të marrim masa paraprake që në korrik. Kjo është në fokus të diskutimeve. Ne duam të shohim më parë rezultatet e këtyre masave”, u shpreh Malmstrom për agjencinë e lajmeve “Reuters”.

Në bazë të rregullave të Organizatës Botërore të Tregtisë, BE mund të vendosë tarifa mbrojtëse të përkohshme deri në 200 ditë, nëse nga kontrollet paraprake rezulton se importet e rritura kanë shkaktuar ose

kërcënojnë të shkaktojnë dëme serioze ndaj industrive europiane të çelikut dhe aluminit.

SHBA ka vendosur që importet e çelikut nga të trija vendet do të taksohen në dogana në masën 25 për qind, ndërsa për importet e aluminit taksa do të jetë dhjetë për qind.

Pak ditë më parë ishte vetë komisionerja e cila u shpreh se SHBA po luante një lojë të rrezikshme.

Article Logic
Execution time: 0.0042002201080322