INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lufta mes The Weeknd dhe Justin Bieber po bëhet edhe më serioze!

Lufta mes The Weeknd dhe Justin Bieber po bëhet edhe më serioze!

Publikuar më: 13:05 11-04-2017

Bëhuni gati pasi nuk keni parë ende asgjë!

Dyshja kanadeze e këngëtarëve duket se po përplase për çdo gjë, duke filluar nga femrat e duke përfunduar tek çmimet muzikore. Ata e kanë bërë publikisht të ditur faktin se nuk e pëlqejnë aspak njëri-tjetrin, me Justin që nuk humb rast për t’u tallur me artistin 27 vjeçar. E si mund të ndodhte ndryshe kur ky i fundit është lidhur me dashurinë e jetës së Bieber, të parën dhe të vetmen Selena Gomez? Weeknd dhe Bieber do të konkurrojnë fort për çmimin “Artisti Më i Mirë” në Billboard Music Aëards më 21 maj. Megjithatë duket se sido që të shkojë situata, përsëri më i fituar del Weeknd, i cili në fund të natës do të përkëdhelet me Selenan. Ndërsa Bieber...epo, nuk e dimë sa ngrohtë mund të të mbajë një çmim gjatë natës...

Article Logic
Execution time: 0.0032229423522949