INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lufta kundër trafikimit të armëve. Xhafaj: Nisim një operacion për shkatërrimin e tyre

Lufta kundër trafikimit të armëve. Xhafaj: Nisim një operacion për shkatërrimin e tyre

Publikuar më: 11:58 20-09-2018

Lufta kundër trafikimit të armëve, iniciativë e Francës dhe Gjermanisë, është vënë në fokus të angazhimeve të vendeve të BE-së me Ballknin Perëndimor për garantimin e sigurisë. Në takimin e organizuar nga BE Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, theksoi se Shqipëria ka ndërmarrë një sërë masash në këtë drejtim. Xhafaj shtoi se vitin e ardhshëm, ministria që ai drejton, do të nisë një operacion shkatërrimi, duke kërkuar asistencë në teknologji. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, e cilësoi të rëndësishme ndalimin e eksportimit të armëve në vendet në konflikt, si dhe unifikimin e legjislacionit me BE-në të  vendeve kandidate. Për përfaqësuesit ndërkombëtar, ky është një kërcënim për mbarë botën, i cili kërkon bashkëpunim më të gjerë për ta luftuar. Në 11 dhjetor pritet të mbahet në Paris konferenca e donatorëve ku do të prezantohen strategjitë që do të ndërtohen për të luftuar trafikimin e paligjshëm të armëve.

Article Logic
Execution time: 0.0037529468536377