INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Luana Vjollca i hyn muzikës seriozisht për të fituar para, i dashuri zyrtarisht menaxheri i saj

Luana Vjollca i hyn muzikës seriozisht për të fituar para, i dashuri zyrtarisht menaxheri i saj

Publikuar më: 19:22 05-08-2018


Ndonëse janë një çift që asnjëherë s’e kanë konfirmuar romancën e tyre, prezantuesja Luana Vjollca dhe menaxheri i VIP-ave nga Kosova, Krenar Çoçaj, mbeten çifti më i komentuar i mediave rozë, sa i përket lidhjes së tyre speciale. Ndërkohë, një shkëmbim komentesh që kanë bërë dje publikisht në “Instagramin” e Luanës flet shumë për pasionin dhe marrëdhënien e tyre të fortë. Luana do të performonte në Ulqin dhe Krenari i ka komentuar se duhet t’i thërrasin zjarrfikësit, pasi Luana pritet ta ndezë flakë atmosferën.
As Luana nuk vonoi t’i përgjigjej të dashurit të saj, duke i shkruar: “Thirri ti!” E sipas burimeve pranë çiftit, Vjollca ka shkuar në Ulqin e shoqëruar nga i dashuri i saj, i cili tashmë është zyrtarisht menaxheri i saj personal në muzikë, me synimin që jo vetëm të bëjë famë si këngëtare, por dhe të fitojë shumë para. Ish-i dashuri i Dafina Zeqirit ka marrë përsipër karrierën e Luanës në muzikë, një punë që ai di ta bëjë mirë, duke pasur parasysh menaxhimin e suksesshëm që i bëri ish-të dashurës së tij, Dafinës, disa vite më parë.

Ndryshe nga historia e tij me Dafinën, (që ishte një lidhje e deklaruar publikisht), këtë me Luanën ai ende nuk ka pranuar ta konfirmojë me gojën e e tij apo me anë të fotove së bashku që mund të postojë me dëshirën e tyre. Çifti nuk ka dalë hapur deri tani, megjithatë fotografitë e tipit “paparazzi” s’kanë mbetur pa u shkrepur. Ndërkohë, përveç shijimit të lidhjes, të dy kanë si qëllim futjen fuqishëm të Luanës në tregun muzikor për të qenë ajo sa më aktive me koncerte. E mesa duket, këtë verë Luana Vjollca nuk di të ndalet, edhe me publikimet e reja.

Kështu, pas bashkëpunimit me këngë tarin shkodran Bujar Qamili, Luana ka publikuar një video të shkurtër në rrjete sociale, ku lajmëronte për klipin e saj më të ri. Në këtë video ajo shfaqet nje bionde mjaft seksi dhe e parezistueshme, duke u shndërruar në pak kohë në një “sex simbol” që arrin t’i bëjë të dyja, edhe televizionin, edhe këngën. Luana, pasi ka nxjerrë disa klipe muzikore dhe pasi ka provuar eksperiencën e koncerteve bashkë me kunatin Getoar Selimi, e ka kuptuar që fitimet më të mëdha dhe karriera në vazhdim mund t’i shkëlqejë në fushën e muzikës. Duke nisur bashkëpunimin profesional me të dashurin, ata do të kenë mundësi të shkurtojnë distancat mes Prishtinës dhe Tiranës, duke planifikuar edhe një bashkëjetesë të mundshme. Historia e Luanës me djalin simpatik dhe të pasur nga Prishtina mund të themi se është ndër më të bujshmet. Fillimisht u fotografuan ndërsa dilnin nga një drekë romantike në Tiranë e më pas duke shëtitur në rrugët e Amsterdamit. Më pas nuk kanë munguar videot e çiftit mes miqsh apo në darkat familjare. Për herë të parë, dyshimet se Luana kishte nisur romancë të re dashurie me mikun e ngushtë reperit Getoar Selimi u hodhën në 10 korrik të para dy viteve, kur ajo dhe Krenari festuan 28-vjetorin e tij në Santorini. Më pas, lidhja e tyre ka vazhduar intensivisht, edhe pse në distancë, pasi ajo jeton në Tiranë dhe ai në Prishtinë. Gjithsesi, ajo e ka zgjidhur të jetë afër me njeriun e zemrës, tashmë 30- vjeçar, pasi udhëtojnë shpesh në vendet më të bukura të botës, duke e shijuar në maksimum lidhjen e tyre.


Panorama Plus

Article Logic
Execution time: 0.0035169124603271