INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Luana Vjollca bën këtë LAPSUS në Instagram, por fansat e kapën si DETAJ dhe vërshuan me komente! Ja si reagoi ajo [FOTO]

Luana Vjollca bën këtë LAPSUS në Instagram, por fansat e kapën si DETAJ dhe vërshuan me komente! Ja si reagoi ajo [FOTO]

Publikuar më: 23:05 22-01-2019

Luana Vjollca është një ndër moderatoret më të mira shqiptare dhe shumë e dashur për publikun. Kjo shihet fare qartë edhe në Instagramin e saj ku numëron miliona ndjekës me të cilët qëndron gjithmonë në kontakt.

Luana është shumë aktive në rrjetet sociale ku i mban ndjekësit e saj të përditësuar me foto e video të ndryshme si nga përditshmëria ashtu edhe nga profesioni, ndërkohë që së fundmi ka postuar një video të shkurtër në llogarinë e saj në Instagram. Video kjo nga emisioni i saj, ‘Shiko kush luan’ ku të ftuar kishte Enver Petrovcin.

Mirëpo mbishkrimi i videos bëri që shumë fansa t’i vinin në dukje Luanës se kishte bërë një lapsus.

"Se ai eshte gjingand", shkruajti Luana, por disa nga fansat nuk ia falën dhe vërshuan me komente, duke i thënë se nuk shkruhet me “n” (gjingand), por gjigand. Më pas Luana reagoi duke e rregulluar këtë lapsus. Edhe pse disa nga ndjekësit menduan se nuk ishte i tillë.

Ndërkohë të shumtë janë fansat që duan muzikë të re nga ylli shqiptar dhe shumë shpejt pritet të dalë projekti i saj më i ri me titullin ‘Gyle Gyle’./intv.al/

luii1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0032970905303955