INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Luana ishte ''molla e sherrit''? Albi Nako e pushoi nga puna me një mesazh, tani Graciano HABIT me veprimin që s’pritej! [FOTO]

Luana ishte ''molla e sherrit''? Albi Nako e pushoi nga puna me një mesazh, tani Graciano HABIT me veprimin që s’pritej! [FOTO]

Publikuar më: 10:44 22-06-2019

Për rreth 7 vite, Graciano Tagani ka qenë pjesë e trupës së baletit të Albi Nakos, por bashkëpunimi i tyre u ndërpre. Dhe të gjithë u befasuan kur Graciano rrëfeu dhe me detaje se është larguar nga trupa e Albi Nakos në një mënyrë krejt të çuditshme, mirëpo u mendua se një ndër arsyet ishte një deklaratë e balerinit në emisonin e Luana Vjollcës pasi tha se trupa e baletit të Top Channel është me mirë se ajo e Klanit dhe u tha se u shfaq në një television tjetër pa leje.

Asokohe Graciano u shpreh se është pushuar nga puna me një mesazh dhe se ai nuk e priste këtë nga Albi.

"Një njeri i madh si Albi mund të pushojë nga puna vetëm nga ËhatsApp-i me një mesazh. Unë Albin nuk e kam pasur vetëm koreograf, e kam pasur mik dhe minimalisht nga një mik e pret që të të japë një sqarim të paktën", u shpreh Graciano.

Mirëpo Albi dhe Graciano siç duket e kanë hedhur pas krahëve sherrin. Kjo kuptohet nga video e fundit e Gracianos i cili shfaqet duke kërcyer në palestrën e Albi Nakos e duke njoftuar kështu rikthimin e pajtimin më koreografin.

nako.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0022938251495361