INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Luana i mbyll gojën Marinës me këtë foto seksi, shihni si ia kthen ajo: Zysha u bë pak... [FOTO]

Luana i mbyll gojën Marinës me këtë foto seksi, shihni si ia kthen ajo: Zysha u bë pak... [FOTO]

Publikuar më: 13:23 15-02-2018

Luana dhe Marina janë dy nga motrat më të komentuara të showbiz-it shqiptar si për anën private ashtu edhe për atë profesionale. Ato kanë një marrëdhënie shumë të mirë dhe sigurohen që kohën e lirë ta kalojnë në shoqërinë e njëra-tjetrës. Bashkë i kemi parë edhe në pushimet dimërore në Zvicër, por sigurisht që nuk mund të mungonte edhe partneri i Marinës, Getoari. Për Krenarin s’jemi të sigurtë, ama nuk ka munguar në komentet e fotove që ato kanë postuar.

Mbrëmjen e djeshme, për festën e Shën Valentinit, Luana ka postuar një foto seksi nga dhoma e saj e hotelit, ku shihet e veshur me një fustan mëndafshi në ngjyrë të kuqe tërheqëse, teksa qëndron e ulur pranë një oxhaku, me këmbët e hapura dhe me një gotë verë si dhe ka uruar ndjekësit e saj “Happy Valentines”.

Nuk dihet nëse foto është shkrepur nga Krenari, por komenti i Marinës ishte me të vërtetë i goditur, “Ok, e qepa!”, i ka shkruar ajo dhe e ka shoqëruar komentin me disa emoji flakësh, duke lënë të kuptohet se Luana duket tepër “HOT”.

ua.png

“Zysha u bo pak sexy!”-ia ka kthyer Luana, pasi vetë Marina e quan “zysha” atë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0022609233856201