INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Lu: SHBA kushtëzon marrëdhëniet me Shqipërine, “Arrestoni peshqit e mëdhenj” [VIDEO]

Publikuar më: 12:35 14-12-2016

Donald Lu:

"Shtetet e Bashkuara i kanë thënë Shqipërisë se bashkëpunimi i ardhshëm kundër narkotikëve është i kushtëzuar nga arrestimi dhe procedimi penal i “peshqve të mëdhenj” nga ana e Shqipërisë, përfshirë Klement Balilin".
Ky është mesazhi i drejtpërdrejtë i lëshuar nga Ambasadori Amerikan në Tiranë Donald Lu. Diplomati amerikan ka zgjedhur të jetë i qartë në mesazhet e tij drejtuar klasës politike shqiptare, duke mos nguruar që ta akuzojë atë për lidhje me eksponentë kriminale. Të tillë e sheh dhe mos-arrestimin e ish drejtorit të transporteve të Sarandës Klement Balili. E në këtë situatë Lu thotë me shqetësimi se besimi në institucionet shqiptare është në pikëpyetje.
Donald Lu:
"Nëse Shqipëria nuk mund të kapë Klement Balilit si mund të shkojë pas “peshqve të tjerë të mëdhenj”?! Kush do të donte të punonte me Shqipërinë?!  Kush do të besonte se ky është një vend serioz në luftën kundër trafikut të drogës"?
Duke theksuar se kërkesa e SHBA-ve është e qartë për institucionet shqiptare, Lu thotë se lufta kundër korrupsionit do të shënojë hapa pozitive vetëm kur në pranga të përfundojnë peshqit e mëdhenj. Por kjo ka si pengesë të madhe klasën politike shqiptare thekson Donald Lu.
Donald Lu:
"Shqipëria do të ishte një vend më i mirë nëse qeveritë do ti vinin veshin zyrës së Avokatit të Popullit.
Në vend të kësaj politikanë nga e majta dhe e djathta i kanë kushtuar vëmendje interesave të fuqishme të biznesmenëve të korruptuar, kriminelëve të mëdhenj, madje edhe trafikantëve të drogës".

Article Logic
Execution time: 0.0034551620483398