INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
LSI thirrje shqiptarëve: Mos e paguani taksën në Rrugën e Kombit

LSI thirrje shqiptarëve: Mos e paguani taksën në Rrugën e Kombit

Publikuar më: 17:20 25-03-2018

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili u ka bërë thirrje shqiptarëve ta refuzojnë pagesën për taksën në Rrugën e Kombit, që do nisë të aplikohet duke filluar nga kjo javë, pasi kjo taksë sipas tij duhet të paguhet nga vetë qeveria.

Përmes një statusi në faqen e vet në Facebook Vasili shprehet se qeveria ka dhënë mjaftueshëm koncesione, ndërsa qytetarët shqiptarë kanë paguar mjaftueshëm për ndërtimin e “Rrugës së Kombit”.

“Refuzojeni ta paguani taksen për Rrugen e Kombit,le ta paguaje vetë qeveria.

Koncesionin e rrugës së Kombit e ka miratuar qeveria e koncesioneve të pista.

Qytetaret nuk kanë taksirat te paguajne taksa per te kaluar ne nje rruge ku e kane dhene boll kontribut me taksat e tyre tyre për ndërtimin e saj.

Qeveria ta paguaje vete kete takse,se qytetaret e kanë përmbushur tashme, më të tepert bile detyrimin e tyre.

Qeveria ka dhënë qindra milion euro koncesione në shëndetësi e gjithandej,le ti anullojë ato dhe le të financojë mirembajtjen e rrugës së Kombit.

Qytetarët që udhëtojnë drejt verilindjes kryesisht vëllezërit nga Kosova janë të dënuar të paguajnë për të ardhur në Shqipëri sepse qeveria e kryeministrit vjedh.

Refuzojeni ta paguani këtë takse të pisët jeni në të drejten tuaj”, shkruan Vasili.

Article Logic
Execution time: 0.0031681060791016