INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
LSI: Koncesioni Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat në Gjykatë Kushtetuese

LSI: Koncesioni Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat në Gjykatë Kushtetuese

Publikuar më: 12:44 13-09-2019

Lëvizja Socialiste për Integrim do të dërgojë në Gjykatë Kushtetuese koncesionin e rrugës Milot-Balldren, dhe Orikum-Dukat, që dje u miratuan sërish pas kthimit nga Presidenti Ilir Meta. Të dyja rrugët do të kushtojnë 334 milionë euro. "366 milionë euro është fatura e tmerrshme e hajdutërisë që bie në kurrizin e shqiptarëve. Do shfuqizojmë këto ligje në Gjykatën Kushtetuese kur ajo të ngrihet. Dhe në rast se të gjithë këto Gjykata të ngritura në Shqipëri do të mbyllin sytë përpara kësaj afere të tmerrshme, do ta ndjekim dhe në Gjykatën Ndërkombëtare në mënyrë që këto para tu kthehen shqiptarëve", deklaroi Vasili.

Dje kreu i Partisë Demokratike paralajmëroi deputetët që votuan dje dy koncesionte do të jenë subjekte të ligjit Antimafia dhe SPAK.

 

Article Logic
Execution time: 0.003216028213501