INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
LSI 19 deputetë e po ashtu 19 pyetje për programin e qeverisë

LSI 19 deputetë e po ashtu 19 pyetje për programin e qeverisë

Publikuar më: 16:27 11-09-2017

Lëvizja Socialiste për Integrim ka depozituar në Kuvend pyetjet që i adresohen shumicës mbi programin e saj qeverisës. LSI ka zgjedhur të drejtojë 19 pyetje po aq sa është numri i deputetëve të saj në Parlament. Shqetësimet e LSI nisin që nga investimet publike, fondet për arsimin, shëndetësisë dhe bujqësisë etj. Por LSI ka pyetje edhe mbi atë që ajo e cilëson qeverinë teknike.

Grupimi Politik Lëvizja Socialiste për Integrim, paraqet pyetjet si më poshtë:
1. Cilat janë prioritet e qeverisë për investimet publike?
2. Sa % PBB do dedikohet për arsimin, shendetësinë dhe bujqësinë? Sepse nga programi nuk ka asnjë qartësi si do prioritarizohen me financime këto sektorë?
3. Si do të shpërndahet buxheti arsmit sipas sektorëve që e përbëjnë atë, cila nga ministritë është përgjegjësja për arsimin profesional?
4. Premtimi juaj është që për 4 vitet e ardhshme do të mbulojmë plotësisht 75 % të nevojave për ujë në të gjithë territorin ? Çfarë do të thotë kjo?
5. Po çfarë mund të ketë më të rëndësishme sesa uji për qytetarët shqiptarë?
6. Për familjet në nevojë cila është paketa sociale? Apo sërish do kemi paketën e lëmoshës?
7. Do kemi me shëndetësi falas apo qeveria është bërë pishman?
8. Ndërsa investimet për kanalizime dhe largimin e ujërave të ndotura urbane premtoni deri në fund të mandatit vetëm në nivelin 48%...cila është harta e investimeve?
9. Do kemi prapë në Sarandë, në Ksamil etj çarje të kanalizimeve në kulmin e sezonit turistik? Çfarë mund të ketë më prioritare sesa shërbimi me ujë dhe investime në kanalizime?
10. Po bujqësia si mund të konsiderohet sërish prioritet kur thoni që në 4 vitet e ardhshme do të buxhetojmë 25 miliardë lekë?
11. Rreth 200 milion euro në 4 vite, janë gati më pak seç buxhetohet sot 50 milion euro në vit? E dini këtë?
12. Sa projektohet të jetë minimumi jetik në 4 vitet e qeverisjes prej sot deri në mbyllje të mandatit?
13. Sa e ka impaktin në buxhet qeveria ekperimentale? Sa largime nga puna? Kosto?
14. Cilat do të jenë masat që do të merren nga qeveria për eleminimin e analfabetizmit funksional dhe braktisjes së shkollës?
15. Në kuadrin e integrimit europian, barazia gjinore dhe strategjia e luftës kundra dhunës janë çështje të kapitullit 23 te drejtësia, cila nga ministritë do të jetë ajo që do të ketë përgjegjësi për çështjet e barazisë gjinore, pasi në programin e paraqitur, asgjë nuk ishte e qartë?
16. Çfarë mekanizmi do përdorni për thithjen e 100 miliardë lekë investime?
17. Në program flisni për investime publike në energjitkë, rreth 50 miliardë. Ndërkohë premtoni korridorin Adriatik – Jonian i cili kërkon rreth 80 miliardë. A e keni bërë aritmetikën e këtyre investimeve?
18. Në program nuk përmendni trajtimin e mbetjeve. Nuk keni asnjë politikë për këto?
19. Në program nuk keni asnjë incentivë për punësimin?

Article Logic
Execution time: 0.0038039684295654