INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lorik Cana zbulon trailerin i filmit që mban emrin e tij…[FOTO-VIDEO]

Lorik Cana zbulon trailerin i filmit që mban emrin e tij…[FOTO-VIDEO]

Publikuar më: 15:12 05-12-2018

Lorik Cana ish-kapiteni i kombëtares shqiptare para pak kohësh bëri me dije se po punon për një film që mban emrin e tij. Tashmë xhirimet kanë përfunduar dhe ditën e sotme filmi që ka në qendër jetën e futbollistit, ka premierën e madhe.

Loriku bëri me dije lajmin nëpërmjet një postimi në profilin e tij në ‘Instagram’ ku zbulon edhe trailerin e filmit dokumentar. Futbollisti ka zgjedhur që të tregojë vetë historinë e jetës, duke zbuluar çdo hap të rëndësishëm të jetës së tij.

 

XDFHJJHKKDFTEDF.JPG

Në fillim dokumentari hapet me vendlindjen e Lorikut, Gjakovën, më pas vazhdon tek suksesi i madh në skuadrën e “PSG”. Në këtë film nuk kishte si të mungonte edhe periudha më e bukur e karrierës, pikërisht kombëtarja shqiptare.

Pjesë e dokumentarit janë bërë edhe personazhe të rëndësishëm për Lorikun, të cilët kanë zgjedhur të flasin për talentin shqiptar.

 

nghjkdghsd.JPG

Article Logic
Execution time: 0.0034770965576172