INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lorik Cana tregon historinë qesharake me Berishën në grumbullimin e kombëtares

Lorik Cana tregon historinë qesharake me Berishën në grumbullimin e kombëtares

Publikuar më: 22:19 06-12-2018

Lorik Cana ka prezantuar fondacionin e tij “Cana 5” dhe së fundmi kapiteni i ftuar në një emision ka shpërndarë një episod mjaft interesant, nga koha e grumbullimeve me kombëtaren. Lojtari që përfshihet në histori është portieri Ertrit Berisha. Më poshtë historia e treguar nga Cana:

“Ishim në një grumbullim radhe dhe qëndroja në dhomë me Etrit Berishën. U çova për të shkuar në tualet, por e kisha fikur dritën. Kur u ktheva, mendova se jam pranë shtratit tim dhe aty në terr, nisa të prek me duar krevatin për t’u ulur.

Por, isha te shtrati i Etritit dhe në fund preka e atë. Ai u çua i trembur dhe bërtiti. Mbaj mend që tha: “Aman o burrë se na bëre me zemër. Ju nga Gjakova jeni të frikshëm. Plus që kemi edhe 10 ditë në grumbullim, ku i dihet” – tha kapiteni legjendar i Shqipërisë.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0034089088439941