INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lorik Cana shkruan letrën e lamtumirës: “Zoti e bekoftë Atdheun tonë të dashur!” [FOTO]

Lorik Cana shkruan letrën e lamtumirës: “Zoti e bekoftë Atdheun tonë të dashur!” [FOTO]

Publikuar më: 19:44 10-10-2017

I ka përshëndetur mbrëmë me lot në sy në ceremoninë e lamtumirës para ndeshjes Shqipëri-Itali, por janë shumë mbështetës së tij brenda dhe jashtë vendit. Ndaj Lorik Cana ka zgjedhur një mesazh publik përmes profilit të tij zyrtar në Facebook për të falenderuar edhe njëherë tjerë publikun shqiptarë anembanë botës. Ja çfarë shkruan Lorik Cana:

“Të nderuar miq vëllezër e motra, do të kisha shumë dëshirë të gjej fjalët dhe mënyrën për të shprehur mirënjohjen time të thellë për të gjithë juve që keni qenë pjesë e rrugëtimit tim dhe karierës sime si futbollist, duke filluar nga familja ime e mrekullueshme, miqtë e mi, bashkëlojtarët, trajnerët, bashkëpunëtorët, tifozët dhe çdo shqiptar, për respektin, dashurinë dhe forcën që më keni dhuruar gjatë gjithë këtyre 14 viteve të karrierës sime sportive. Ndihem krenar, i lumtur dhe me fat që ju kam pasur gjithmonë afër meje . Zoti ju ruajt juve dhe familjet tuaja dhe Zoti e bekoftë Atdheun tonë të dashur!”

FALEMINDERIT për gjithë Juve.

Me respekt,

I Juaji Loriku

Article Logic
Execution time: 0.0037860870361328