INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lori Hoxhën e merr malli për shtëpinë, Sara dhe nipi i saj i dërgojnë dhuratën më të pazakontë [FOTO]

Lori Hoxhën e merr malli për shtëpinë, Sara dhe nipi i saj i dërgojnë dhuratën më të pazakontë [FOTO]

Publikuar më: 16:41 20-11-2018

Lori Hoxha prej disa kohësh ndodhet në Londër, por edhe pse ndodhet atje, me zemër është në Shqipëri dhe tek familjarët e saj. Nëpërmjet postimeve të saj në Instagram kemi kuptuar që atë e merr shumë malli për familjen, por sidomos për nipin e saj London Noor. Përposë familjarëve, Lorin e ka marrë malli edhe për produket ushqimore në Shqipëri, sidomos për salcat e makaronave. Dhe për këtë gjë, është marrë vetë nipi i saj.

Ai i ka çuar në Londër tezes së tij një arkë me salca makaronash dhe në pusullë shkruhej në mënyrën sesi flet London Noor: “Tizhja Joji! Kështu mund të ndihesh më afër shtëpisë! Mami Saja dhe Dondon Bisha,” shkruhej tek pusulla.

stfg.png

tukgjh.png

 

Sigurisht që mbrapa kësaj dhurate qëndron motra e saj, Sara Hoxha.

 

Article Logic
Execution time: 0.0033671855926514