INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lori Hoxha tashmë edhe në muzikë? Ja si shprehet ajo, mos vallë sapo thumboi shumë këngëtare shqiptare? [FOTO]

Lori Hoxha tashmë edhe në muzikë? Ja si shprehet ajo, mos vallë sapo thumboi shumë këngëtare shqiptare? [FOTO]

Publikuar më: 18:08 14-09-2018

Lori Hoxha është një nga vajzat më me ndikim në vendin tonë. Trashëgimtarja e Top është kthyer në një model për vajzat e reja që ato të inspirohen me tendencat më të fundit të modës dhe se si mund të kurojnë imazhin e tyre. Bukuroshja tërheq gjithmonë vëmendje me postimet e saj në Instagram dhe shumë vajza tentojnë ta kopjojnë.

Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale ku publikon foto të ndryshme nga përditshmëria e saj dhe së fundmi është pyetur nga një ndjekës nëse do i futej muzikës dhe ajo nuk hezitoi të përgjigjej.

E ke menduar veten këngëtare? – ka qenë pyetja e dikujt prej ndjekësve.

“Nuk mund ta mendoj veten këngëtare. Këngëtare o je, o s’je. Unë nuk jam”, ka shkruar Lori Hoxha, duke thumbuar pak edhe vajzat shqiptare që iu futën muzikës edhe pse ndoshta nuk kanë patur shumë talent.

et.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036921501159668