INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lori Hoxha publikon fotot nga dasma e Sarës dhe Ledionit e duket më seksi se kurrë! [FOTO]

Lori Hoxha publikon fotot nga dasma e Sarës dhe Ledionit e duket më seksi se kurrë! [FOTO]

Publikuar më: 16:05 04-09-2018

Pa diskutim që ceremonia e martesës në liqenin e Comos në Itali të Sara Hoxhës dhe Ledion Liços ka qenë një prej më të komentuarave këtë verë. Edhe pse disa javë kanë kaluar çdo detaj i vogël mbi dasmën merr një vëmendje të madhe, kjo sepse ceremonia që u mbajt ishte tejet private dhe përveç disa foto nga të ftuarit nuk kemi arritur ende të shohim foto nga vetë Sara apo Lori dhe familjarë të tjerë.

E ndërkohë që po fillonim të mendonim se çifti donte të ruante në maksimum privatësinë mbi ditën e tyre më të lumtur, Lori na ka shpjeguar arsyen e mos publikimit të fotove të dasmës në asnjë rrjet social.

E pyetur në Instagram se kur do të postojë ndonjë foto me veshjen e plotë Lori është përgjigjur se dhe ajo po pret fotot profesionale të dasmës.

Mirëpo siç duket Lori i ka marrë fotot dhe 3 prej tyre i ka postuar. Madje thotë që po pret për fotot e tjera. Në 3 fotot, Lori shfaqet me dy veshje të ndryshme, por në të dyja shkëlqen dhe duket më e bukur se kurrë.

Deri sa të marrë fotot e tjera, hidhini një sy këtyre që ka postuar në Instagram.

f

while we wait for more pics

A post shared by Lori Hoxha (@lorihoxha) on

Article Logic
Execution time: 0.0033988952636719