INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Loredana lë pas yjet e FAMSHME dhe triumfon në Gjermani! Rrëmben çmimin e rëndësishëm [FOTO]

Loredana lë pas yjet e FAMSHME dhe triumfon në Gjermani! Rrëmben çmimin e rëndësishëm [FOTO]

Publikuar më: 17:04 11-07-2019

Edhe pse prej muajsh Loredana është komentuar gjatë në media pas skandalit të mashtrimit të parave me një çift zvicerian, kjo nuk e ka ndaluar aspak reperen të sjellë këngë e klipe të reja. 

Këngët e saj janë bërë shumë të njohura në Shqipëri, por edhe në Gjermani dhe Zvicër ku po renditen në vendet e para të klasifikimit.

Sukseset e Loredanës nuk kanë të ndalur pasi ditën e djeshme, reperja shqiptare u vlerësua me çmimin ‘Reperja më e mirë’, në ceremoninë e çmimeve 'Hype' të organizuar nga Sony Music, duke ua kaluar kështu edhe repereve të huaja.

Loredana nuk ishte e pranishme në ceremoni, mirëpo nëpërmjet një videoje ajo falenderoi të gjithë fansat e saj, bashkëshortin Mozzik dhe dy bashkëpunëtorët Miksu & Macloud.

q3tgw4e3g.jpg

ergwer.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039339065551758