INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lojtari i Napoli-t lëshon deklaratën: “Elseid Hysaj 50 milionë euro? Mos e teproni..Vetëm një budalla...

Lojtari i Napoli-t lëshon deklaratën: “Elseid Hysaj 50 milionë euro? Mos e teproni..Vetëm një budalla...

Publikuar më: 21:51 15-11-2018

Elseid Hysaj kohët e fundit ka qenë shpesh pjesë e kontradiktave të ndryshme. Mbrojtësi ishte një nga lojtarët më premtues të Napolit dhe shumë klube të mëdha shprehnin interes për të. Më pas, me ardhjen e Ançeloti-t në skuadër lojtari ka marrë kritika për performancën e tij.

 

Ish-kapiteni i skuadrës, Françesko Montervino është shprehur së fundmi për klauzolën 50 milionë euro që është vendosur për Elseid Hysaj:

“Hysaj është një lojtar i mirë, por vetëm një budalla do të paguante klauzolën e tij prej 50 milionë eurosh. De Laurentis shpreson që të ndodhë. Ai nuk ka asnjë lidhje me këtë Napoli të madh. Ofertat e klubeve të mëdha për të cilat flet menaxheri i tij nuk ekzistojnë. Tre milion euro rrogë? Mua më duken të tepruara, si mbrojtës krahu që është fiton shumë edhe kaq sa ka”- tha në deklaratën e tij Montervino.

Article Logic
Execution time: 0.0035600662231445