INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
Lobimi rus, Basha: Ministri yt me banditë në emër të Rusisë, Rama: Qesh mirë kush qesh i fundit

Lobimi rus, Basha: Ministri yt me banditë në emër të Rusisë, Rama: Qesh mirë kush qesh i fundit

Publikuar më: 12:50 29-03-2018

Çështja e ndikimi rus mbi Partinë Demokratike ishte pjesë e debatit mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të opozitës Lulzim Basha.

Kreu i qeverisë nga foltorja e Kuvendit akuzoi opozitën për lidhjet dhe kontratën e lobimit me Rusinë. Ai e cilësosi skandalin e lobimit si gropën e fundit të Bashës duke thumbuar edhe Berishën

“Po vij tek gropa më e fundit, unë nuk i kam hapur gropë partisë sime. Siç mendon dhe vetë Saliu, kjo nuk ka lidhje me xhepat e errët të oligarkëve rusë. Profesor, u kam thënë një shprehje, që siç thotë Saliu ia ka mësuar gjyshja: Qesh mirë kush qesh i fundit. Mos qeshni me këtë histori, nuk dua t’ju vijë më e hidhur. Problem rus nuk është problem transparence që duhet të bëjë KQZ-ja apo zbradhja e Prokurorisë, është një problem kompleks. I vetmi që nuk qesh sepse e kupton është lideri digjital” u shpreh Rama.

I menjëhershëm ka qënë edhe reagimi kryedemokratit Basha i cili u shpreh se një ministër ka çuar banditë në emër të Rusisë dhe ka kërcënnuar një investitor shqiptaro-amerikan. Ai shtoi se është i hapur për hetim.

'Hajde të hetojmë për lobimin rus, jam i hapur të hetojmë dhe ta cojmë në Prokurori. Nëse gjen një cent të PD direkt nga oligarkët rusë. I bëj thirrje prokurorisë të nisë hetimin, të bëjë transparencë. Hajde bëjmë një hetim parlamentar për influencën ruse dhe të sqarojmë ku i ka futur kthetrat. Nëse prokuroria nuk do të ishte kontrolluar nga ty sot do të kishte nisur një hetim për një ministër tëndin i cili ka nisur banditët në emër të Rusisë tek një investitor shqiptaro-amerikan. Kjo është depozituar edhe tek Ambasada Amerikane’ u shpreh Basha.

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0012528896331787
    array(1) { ["section"]=> string(97) "lobimi-rus-basha-ministri-yt-me-bandite-ne-emer-te-rusise-rama-qesh-mire-kush-qesh-i-fundit-53988" }