INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lobimi rus apo…, ambasadori Lu takon Bashën në selinë blu

Lobimi rus apo…, ambasadori Lu takon Bashën në selinë blu

Publikuar më: 14:15 13-03-2018

Këtë të martë Ambasadori amerikan, Donald Lu është takuar me kryetarin e PD-së Lulzim Basha.

Takimi mes tyre u zhvillua tek Selia blu dhe biseda mes tyre zgjati rreth 1 orë.

Nën vorbullën e akuzave për lobim rus, mësohet se Lulzim Basha dhe ambasadori Lu shkëmbyen pikëpamje mbi zbatimin e reformës në drejtësi, luftën kundër krimit dhe drogës dhe proceset e ardhshme politike brenda Partisë Demokratike.

Vizitat e Lu në PD dhe takimet e tij me Bashën kanë qenë të shpeshta gjatë reformës në drejtësi, sidomos kur në Kuvend diskutohej vettingu.

Article Logic
Execution time: 0.0034608840942383